Futboll Seria A

Befasia/ Raiola gati të anulojë kontratën e Donnarummas me Milanin

Donnarumma dhe Milan do të jenë përsëri në udhëkryq me njëri-tjetrin. Pas ‘zhurmës’ së madhe në merkato këtë verë dhe konflikteve mes Mino Raiolas dhe udhëheqjes së Milanit, e cila përfundoi me marrëveshje me vlerë 6 milion euro neto në sezon, duket se tensionet nuk kanë të sosur.

Ditët e fundit një çështje tjetër ka alarmuar kampin kuqezi, ku Mino Raiola pretendon për dhunë morale të ushtruar ndaj klientit të tij. Nëse kjo vërtetohet mund të çojë ligjërisht në anulimin e kontratës.

Sipas raporteve nga  Corriere della Sera, kontrata e re e ofruar nga Milan nuk do të pranohet nga Raiola duke bërë që Donnarumma të largohet në verë për 40 milionë euro, nëse kuqezinjtë nuk kualifikohen në  Champions ose 70 milionë në rast se Milan përfundon në TOP 4.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

MILANI dhuron SPEKTAKËL, LAZIO mposht Fiorentinën, ATALANTA futet në krizë

Isa.Autor

JUVENTUS-VERONA/ Talenti Kulusevski bën gjithça vetë dhe rihap sfidën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Berlusconi: Më duket se do ta blej përsëri Milan

Sadik.Autor

Leave a Comment