Futboll Sport

Deschamps i lumtur: Fitore e madhe, kemi muaj që punojmë për këtë moment

Trajneri i kombëtares franceze Didier Deschamps shijon kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës “Rusi 2018” pas fitores 4-3 ndaj Argjentinës, në një ndeshje dramatike dhe me shumë emocione. “Jam i lumtur, pasi kemi muaj që përgatitemi për ndeshje të tilla. Kritikat nuk do të ndalojnë asnjëherë edhe kur të fitojmë, por të vërtetat do t’i thotë gjithnjë fusha”, u shpreh Didier Deschamps.

“Ishte një ndeshje e madhe, ku bëmë edhe mjaft gabime. Më vjen keq që i ndërlikuam disi gjërat në minutat e fundit, pasi mund të fitonin pa vuajtur kaq shumë. Por jam i lumtur për lojtarët dhe kualifikimin në çerekfinale. Ishte një ndeshje e fortë, përballë kishim Argjentinën dhe Mesin, por ia dolëm mbanë”, tha Deschamps, që në çerekfinale do të luajë ndaj fitueses së sfidës Uruguaj-Portugali.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid arrin marrëveshjen me yllin e Ligue 1…

Delo.autor

Merkato e mbyllur/ Manchester United i “ngec” lojtari dështak në skuadër

Isa.Autor

Manuel Neuer: Jam gati, Gjermania e uritur për të mbrojtur titullin

Sadik.Autor

Leave a Comment