International

Botërori i Klubeve/ Bale: U tallëm me portierin e Al Jazira

Gareth Bale, autori i një goli në fitoren e Real Madridit ndaj Al Jazira në gjysmë finale të Kupës së Botës për Klube, e ka pranuar se lojtarët e skuadrës spanjolle ishin tallur me portierin kundërshtar Ali Khaseif.

Por, uellsiani ka thënë se pas fillimit të ndeshjes gjërat ishin bërë shumë më serioze, pasi portieri Ali Khaseif bëri pritje të mrekullueshme dhe skuadra e tij e befasoi Realin me lojë të mirë.

“Ai është portier i madh, edhe pse ne u tallem nga banka rezervë. Por, kur ndeshja nisi, gjërat u bënë serioze”, tha Bale.

Ai shtoi: “Megjithatë, në një ditë tjetër do të shënojmë më shumë gola. Gjëja më e rëndësishme ishte se arritëm në finale”.

Related posts

“Globe Soccer Awards”: La Liga, më e mira për vitin 2017

Q.Autor

Agjenti i Palmierit “zbarkon” në Londër për të diskutuar çmimin e lojatrit me drejtuesit e Chelsea-it

Q.Autor

Akuzat për doping/ Atletët rusë mund të marrin pjesë në Olimpiadë, ja kushti i vetëm

Q.Autor

Leave a Comment