International

“Luftë” e re! Ky është “ylli” i Real Madrid që kërkohet nga Chelsea dhe Barça

Real Madrid ka një problem me një prej futbollistëve të kontigjentit madrilen, madje edhe pse akoma nuk i është bashkuar skuadrës së Zinedine Zidane.

Mesfushori Óscar Rodríguez ka dy kërkesa të nivelit të lartë, përkatësosht nga Barcelona dhe Chelsea e Antonio Conte. Lajmi bëhet i ditur nga “Don Balon”. Mesfushori i ekipit të dytë të Real Madrid është spikatur nga radërët e dy prej ekipeve më të mëdha dhe të fuqishëm në Europë, sodimos për goditjen e tij të topit, që e ka bërë të shënojë shumë gola.

Te Chelsea e konsiderojnë si Franck Lampard i ardhshëm, nëse do të trajtohet si duhet, duke bërë që “Blutë e Londrës” të jenë të gatshëm të ofrojnë jo pak, por plot 8 milionë euro për të siguruar futbollistin nga Real Madrid Castilla.

Nga ana tjetër, Barça, ndonëse nuk është e gatshme të ofrojë një shumë aq të konsiderueshme parash, ofron të angazhojë mesfushorin në ekipin e parë të klubit katalanas, përkrah kampionëve të mëdhenj dhe më të madhit prej tyre, Leo Messi, ndërkohë që te Real Madrid nuk i është lejuar ende ky luks.

Related posts

“Telenovelës” braziliane i vjen fundi, Gabigol rikthehet te Santos

Q.Autor

(VIDEO) Godet padashje arbitrin, ndëshkohet me të kuq

Alm.autor

Hakmarrja duke festuar ndaj ish-skuadrës: Nga Ronaldo te Bernardeschi (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment