Futboll La Liga

Carlos: Vinicius Jr. do të bëhet shpejt idhull i tifozëve të Real Madridit

Pas një ndeshje bamirëse të organizuar nga Roberto Carlos në Sao Paulo, ish-lojtari i Real Madridit, ka folur me entuziazëm për bashkëvendësin e tij, Vinicius Jr., i cili do të bashkohet me Los Blancos në fund të sezonit aktual.

Legjenda braziliane, Carlos, i cili në këtë kaluarën ka luajtur për Real Madridin dhe ka fituar shumë trofe me ta, mendon se talenti brazilian, Vinicius Jr. do të bëhet së shpejti idhull i tifozëve të Los Blancos.

“Unë kam qenë me familjen e tij para El Clasicos dhe ata janë të gjithë shumë të përulur”, ka thënë fillimisht Carlos për gazetarët spanjoll.

“Ai e di se të luash në Real Madrid nuk do të jetë e lehtë, sepse Santiago Bernabeu është shumë i madh dhe tifozët kërkojnë shumë”.

 “Të jesh një lojtar i Realit duhet të jetë një burim i krenarisë së madhe për të, por tani ai ka një përgjegjësi më të madhe për tu përmirësuar çdo ditë.

“I uroj atij fat dhe jam i sigurt se ai do të jetë idhull i tifozëve së shpejti”.

“Nuk do të them se ai është ende i gatshëm për shkak se është ende shumë i ri, por Reali ka menduar për të ardhmen e klubit. Mendoj se ishte një veprim i përsosur”.

“Ata do të përshpejtojnë procesin e rritjes së Viniciusit si lojtar dhe si një qenie njerëzore”, përfundoi legjenda braziliane.

Related posts

KOMENT/ Vllaznia në “dorën e Zotit” dhe në “mëshirën” e 100 vjetorit të themelimit

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ ​Liverpool synon të ruajë ecurinë e përkryer në Premier League

Isa.Autor

GARA PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Benzema më i miri në Europë, lë pas Lewandowskin dhe Haaland. Ja lista…

Delo.autor

Leave a Comment