Futboll Ligue 1

Cavani i jep fund spekulimeve: Me Neymar jemi miq, mjaft folët për një episod

Që nga konflikti i krijuar në fushë, që në thelb kishte pikërisht hierarkinë, braziliani Neymar dhe uruguajani Edinson Cavani kanë qenë protagonistë në faqet e para të medieve të ndryshme.

Por tashmë ish sulmuesit të Napolit duket se i ka ardhur në majë të hundës, që më shumë lakohet vetëm për këtë episode, se sa për atë që bën në fushën e lojës dhe del me një deklaratë që kërkon të sqarojë njëherë e mirë këtë argument.

30-vjeçari, i cili as nuk e çon nëpër mend largimin nga Paris Saint Germain, siç u spekulua pas mbërritjes së yllit Neymar, deklaron se pavarësisht asaj që u pa në fushë, relatat mes tyre janë të shkëlqyera.

“Ne jemi të dy profesionistë dhe e dimë shumë mirë që duhet të punojmë për të mirën e skuadrës. I gjithë ekipi ishte shumë i lumtur kur Neymar mbërriti në Paris, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por mediet si zakonisht spekulojnë dhe krijojnë konflikte e keqkuptime. Një episod i izoluar nuk është tregues për realitetin. Personalisht dëshiroj të qëndroj sa më gjatë në këtë skuadër e të fitoj gjithçka me të. Neymar do të më ndihmojë në këtë drejtim dhe jam i lumtur të them se njëherazi jemi edhe miq të mire”, tha Cavani.

Që nga transferimi i tij nga Napoli në vitin 2013, uruguajani ka shënuar 155 gola për skuadrën e franceze, vetëm një më pak nga rekordi që mban ende Zlatan Ibrahimoviç.

Related posts

KOMBËTARJA U-21/ Taulant Seferi: Kemi shumë talente, me Spanjën u mundëm sepse…

Isa.Autor

NUDO DHE SENSUALE/ “KAFSHON” Wanda Nara: “Nuk jam peshkaqen… por kritikoj Icardin”

Isa.Autor

“DO TË KETË REVOLUCION NË MERKATON E VERËS”/ Trajneri Josa: Tashmë kemi mbyllur gjithçka për t’u rikthyer në…

Delo.autor

Leave a Comment