Futboll Seria A Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ JUVE nuk ndalet vetëm me CR7, kanë gati dy “yjet” e Man United

Juventusi kërkon të përfitojë nga situata e nderë e krijuar te skuadra e Manchester United. Bardhezinjtë synojnë që të transferojnë verën e ardhshme mesfushorin spanjoll të “Djajve të Kuq” Juan Mata. Lojtarit i kanë mbetur edhe 6 muaj qëndrim në “Old Trafford” dhe për aq kohë se tekniku i tij Jose Mourinho qëndron në pankinë, e ardhmja e tij duket e largët në Angli.

Juventusit është i gatshëm t’i ofrojë menjëherë një vend në formacionin titullar, duke patur parasysh eksperiencën e madhë që ka lojtari si dhe sukseset e arritura me kombëtaren e Spanjës.

Përveç Matës, Juventusi ka shprehur me kohë dëshirën për të sjellë në Torino edhe portierin e Manchester United dhe të Spanjës David De Gea.

Related posts

IDEJA E “ÇMENDUR” TEK ITALIA/ Mançcni gati t’i besojë sulmin në “play-off”-in e Botërorit një… braziliani

Delo.autor

KONFERENCA PËR SFIDËN NDAJ FRANCËS/ Flet Hysaj: Tifozeria jonë, një ndihmesë e madhe…

Delo.autor

Manchester United arrin marrëveshje me PSG-në për Lucas Mouran

Q.Autor

Leave a Comment