Champions League

Champions League/ Maxwell: Jemi të gatshëm për Realin

Asistenti i drejtorit sportiv të PSG-së dhe ish-futbollisti i PSG-së, Maxwell, u shpreh pozitiv për shortin ndaj Real Madridin.

Shorti i Ligës së Kampionëve nxorri përballë Real Madridin me kampionin e Francës..

Dhe, një nga legjendat e klubit parisien, tash më funksion në klub, u shpreh pozitiv për këtë përballje.

“Është short i mirë, me dy ekipe të mira që luajnë ndaj njëra-tjetrës. Tifozët tanë do të pëlqejnë këtë duel pasi ne u eliminuam nga Barcelona sezonin e kaluar”.

“Do të jetë mirë. Është sfidë e bukur për klubin. Mendoj se jemi të gatshëm për këtë”, deklaroi Maxwell.

Parisi ka dështuar të fitojë ndonjë nga tri duelet e kaluara në Evropë ndaj Real Madridin (tri përballje) dhe ka dështuar të shënojë në dy ndeshjet e fundit ndaj mbretërve.

Ndeshja e parë zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Related posts

HEROI I STAMBOLLIT/ DUDEK zbulon çfarë ndodhi në finalen e “ÇMENDUR” ndaj MILANIT 

Isa.Autor

Reali e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Juventusit (VIDEO)

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbappe dhe Messi me dopietë, PSG mbyll fazën e grupeve me fitore

Delo.autor

Leave a Comment