Futboll Seria A

Shorti ndaj Shakhtar/ Totti bën thirrje: Synimi duhet të mbetet Serie A

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka bërë thirrje që synimi i klubit romak duhet të mbetet Serie A.

Roma do të përballet me Shakhtarin në atë që thuhet se është short i lehtë për klubin italian.

Megjithatë, Totti bën thirrje që Giallorosët të mos entuziazmohen nga shorti i lehtë e të fokusohen në Serie A.

“Duke parë se çfare ekipe kanë qenë në short, shkoi mirë”.

“Mos e nënvlerësoni Shakhtarin, sepse ata janë teknikisht dhe fizikisht të fortë, sidomos në shtëpi”.

“Do të jetë ndeshje e hapur, por sa më larg që shkon, aq më vështirë bëhet”.

“Kampionati është synimi jonë. Me respekt të madh për Ligën e Kampionëve, ne e dimë se sa më shumë që shojmë tutje do të jenë përballje ndaj ekipeve të forta, më të forta se Roma”.

“Futbolli është për befasi të mëdha dhe ne do të shkaktojmë probleme për secilën skuadër me të cilën takohemi”, deklaroi Totti.

Ndeshja e parë zhvillohet në fushën e Shakhtarit në shkurt, me ndeshjen kthyese që luhet në kryeqytetin italian në mars.

Related posts

“KOMBI I ISH-KAPITENIT CANA ËSHTË GODITUR NGA NJË TËRMET I FUQISHËM”/ Marseja nis mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë (FOTO)

Delo.autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Sfida ndaj Kazakistanit, Berisha del favorit për portën. Reja përgatit dhe alternativat për krahët

Delo.autor

“LU-LA” THYEN “MALLKIMIN” 23 VJEÇAR/ “Zikaltërit” mposhtin Napolin dhe rimarrin kreun

Delo.autor

Leave a Comment