Futboll Premier League

Chelsea bëhet gati të thyejë rekordin, 40 milionë euro për një portier!

Chelsea është vënë në gjurmët e portierit të Anglisë dhe Stoke, Jack Butland, sipas asaj që bën të ditur “Daily Mail”. Kampionët e Anglisë, të cilët fituan 2-0 kundër Brighton, në ndeshjen e fundit të Premier League, kërkojnë shërbimet e Butland, duke qenë se Thibaut Courtois refuzoi të rinovonte kontratën me “blutë” dhe kanë ofruar për të 35 milionë paundë, rreth 40 milionë euro.

Image result for Jack Butland

24-vjeçari Butland, i cili numëron 6 ndeshje si pjesë e “Tre luanëve”, e ka ruajtur rrjetën e paprekur në vetëm në dy nga 11 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, duke pësuar 22 gola. Portieri, i cili mbërriti në “Bet365 Stadium”, në janar 2013, i rritur te Birmingham City, numëron 20 ndeshje pa gol, në 625ndeshje gjithsej për ekipin e drejtuar nga Mark Hughes.

Image result for Thibaut Courtois

Shtypi ka shkruar se Chelsea ka intensifikuar bisedat me Butland, me portierin aktual Courtois që refuzoi të firmoste kontratën e re me “Stamford Bridge”. Real Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë shfaqur interesimin e tyre për belgun, që do të largohet nga Londra. Nëse transferimi i Butland te Chelsea do të realizohet, atëherë ai do të vendosë rekordin e ri për transferimin e një portieri nga Anglia, që aktualisht mbahet nga Jordan Pickford, i cili kaloi nga Sunderland te Everton për 35 milionë euro, verën e kaluar…

Related posts

SULMON ASHPËR MANCHESTER CITY-N/ Presidenti i La Ligas: Nuk ndikohen nga pandemia sepse…

Delo.autor

Kastrioti-Skënderbeu/ Korçarët fitojnë pjesën e parë, vendosin Demte dhe perla e Bregut (VIDEO)

Isa.Autor

“PAS TË DASHURËS SIME KE QENË PARTNERI…”/ Dani Alves ka një mesazh për Leo Messin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment