Futboll La Liga

Club World Cup: Secili futbollist do të përfitojë 100 mijë euro

Lojtarët e Real Madridit ende nuk i kanë pranuar bonuset, por AS shkruan se kjo pritet të bëhet gjatë janarit të vitit 2018.

Viti 2017 padyshim se është më i miri në histori të Real Madridit, ku fituan pesë trofe, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.

Klubi u kishte premtuar bonuse lojtarëve nëse arrijnë objektivat (La Liga dhe Liga e Kampionëve) nga 1.5 milionë euro secilit si dhe nga 100 mijë euro nëse e mbyllin 2017’tën me Kupën e Botës për Klube, çka edhe arritën ta sjellin në Madrid këtë trofe.

Por, duket se lojtarët ende nuk i kanë marrë paratë që u janë premtuar. AS raporton se klubi pritet t’u japë bonuset atyre me 20 janar, ose më vonë – por që një gjë e tillë do të ndodhë. 

Related posts

TRAJNERI ENRIQUE E DO URGJENT NË KOMBËTARE/ Futbollisti spanjoll braktis pushimet në Mykonos me të dashurën

Delo.autor

KOSOVË-GREQI/ Gafë e portierit, Bernard Berisha ngushton shifrat me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leo Messi është fituesi i pashpallur i “Këpucës së Artë”

Sadik.Autor

Leave a Comment