Futboll La Liga

Simeone beson te Keidi Bare, por e ardhmja e talentit shqiptar vendoset në janar

Atletiko e Madridit është kthyer në stërvitje, sepse nuk ka kohë për të humbur, pasi i duhet të përgatitet për ndeshjen e  3 janarit ndaj Lleidas, për Kupën e Mbretit.

Ajo që ra në sy në seancën e zhvilluar ishte prezenca në skuadër e mesfushorit Keidi Bare. Mesa duket ky është një sinjal ky që Simeone vazhdon të besojë te talenti shqiptar, i cili stërvitet përkrah yjeve të madrilenëve.

Por prezenca në stërvitje e kapitenit të Shpresave nuk do të thotë  që Bare do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për gjysmën e mbetur të sezonit.

Mesfushori ka dëshirë që të luajë më shumë dhe do të jetë në kërkim të ndonjë ekipi, që mund ti ofrojë më shumë minuta. Muaji janar do të jetë vendimtar për të ardhmen e 20-vjeçarit.

Related posts

ZYRTARE/ Pështyu vajzën, ‘Sky Sports’ largon nga puna Jamie Carragher

Q.Autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Sulmuesi Uzuni: Nëse do të marr të kuqin do e bëj për ekipin, qëllimi është të…

Delo.autor

Man City ka shpenzuar €269.5 mln, Guardiola ndërton mbrojtjen më të shtrenjtë në botë

Q.Autor

Leave a Comment