Futboll Ligue 1

Çmenduri në Paris, zbulohet çmimi marramendës i biletave për ndeshjen me Real Madridin

 Kërkesat për ta parë nga afër ndeshjen në shtëpi të PSG-së ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve shkojnë deri në qiell dhe biletat në Parc des Princes janë shitur të gjitha, kurse çmimi në tregun e zi për ri-shitje shkon deri në 14 mijë euro.
Për ta parë ndeshjen mes PSG-së dhe Real Madridi duhet të jesh shumë i pasur. Klubi ka njoftuar ditë më parë se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, edhe pse është ndeshje kthyese.“Ju informojmë se nuk ka më bileta për ndeshjen mes PSG-së dhe Real Madridit”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Megjithatë ju mund të blini bileta në ‘Ticketplace, që është faqe zyrtare për rishitje të klubit”.Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga kjo ndeshje dhe rezultati i ndeshjes së parë nuk dihet, biletat në tregun e zi shkojnë nga 315 euro në 14,695 euro.

Para kësaj ndeshje, ndeshja e parë zhvillohet në Santiago Bernabeu me 14 shkurt, ndërsa edhe Real Madridi  ka njoftuar përmes faqes së saj që nuk ka më bileta për këtë ndeshje.

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka besim që skuadra e tij mund të kalojë tutje. “Natyrisht që mund ta mposhtim Real Madridin nëse besojmë”.

Related posts

LEGJIONARËR/ Shumë futbollistë kuqezinjë ndryshuan ekip këtë merkato, ja se cili vijon ende të jetë lojtar i lirë

F.autor

E PABESUESHME/ SHOKOHET “CAMP NOU”: Barcelona ndëshkohet nga Huesca (VIDEO)

Isa.Autor

Skandali “Cacliopoli”/ Moxhi: Më kujtohet ndeshje kundër INTERIT kur Karraro mori në TELEFON…

Isa.Autor

Leave a Comment