Futboll Seria A

Napoli i ‘çmendur’ pas Verdit, gati transferimi në janar

Një nga emrat më të nxehtë në tregun e transferimeve në futbollin italian është Simone Verdi.

Për lojtarin tash e disa kohë ka shfaqur interesim Interi, por tani klubi nga Milano nuk është i vetëm në garë për italianin.

Sipas Sky Sport, Napoli tashmë i ka ofruar Bolognas 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Por, edhe pse oferta është mjaft tërheqëse, ajo nuk ka lëkundur Rossoblut, të cilët dëshirojnë të mbajnë lojtarin deri në qershor.

Presidenti napolitan Aurelio De Laurentiis, nuk e ka ndërmend të tërhiqet dhe ofertën pritet ta rrit në ditët në vazhdim.

Bologna është në vendin e 13-të me 21 pikë, ndërsa Veri në17 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Ai është produkt i akademisë së Milanit, ndërsa ka luajtur edhe për Torinon e Empolin.

Related posts

SUPERSFIDA/ Etrit Berisha titullar ndaj INTERIT, Berat Djimsiti e nis nga stoli

Isa.Autor

Trezeguet analizon Francën dhe parashikon: Griezmann do të arrijë Henry

Sadik.Autor

Ish-lojtari i Luftëtarit firmos në Greqi, 20-vjeçarin e presin si talent

Isa.Autor

Leave a Comment