Futboll Premier League

Conte: Morata ia ka borxh një darkë Azpilicuetas

Antonio Conte ka bërë shaka duke thënë se Alvaro Morata duhet patjetër t’ia paguajë një darkë Cesar Azpilicuetas, pasi mbrojtësi i Chelseat përsëri asistoi për sulmuesin spanjoll të martën mbrëma.

Azpilicueta e harkoi një top thellë në zonën kundërshtare për Moratan, i cili shënoi me kokë në “Stamford Bridge”, në fitoren 2-0 të Chelseat kundër Brighton.

“Po, por edhe ai duhet të shënojë”, ka bërë shaka Conte, kur u pyet nga ESPN rreth Azpilicuetan.

“Siç e dini mjaft mirë, Azpi është mbrojtës që luan shumë mirë më këmbë”, ka shtuar Conte.

“Ekziston një kombinim shumë i mirë mes tij dhe Alvaros. S’është hera e parë që kombinojnë për gol. Morata duhet t’ia paguajë atij jo një por më shumë darka. Dhe, nëse më ftojnë dhe mua, iu bashkohen”, ka shtuar ai.

Related posts

Humbja e Argjentinës, njoftimi i të zhdukurit: “Do të vras veten!”

Isa.Autor

Milani shfaq interes për sulmuesin e Romës

Sadik.Autor

‘Befason’ Conte, kërkon një 36-vjeçar për sulmin e Chelseas

Q.Autor

Leave a Comment