Futboll Sport

LEWANDOWSKI KUNDËR RRJEDHËS/ “Ngel në klasë” Mbappe dhe Haaland para Messi-Ronaldo

Robert Lewandowski nuk pret që ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, të dominojnë futbollin ashtu siç kanë bërë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Superyjet argjentinas dhe portugez kanë qenë në kulmin e lojës magjike për më shumë se një dekadë, pasi kanë dominuar çmimin e “Topit të Artë” nga viti 2008.

Mbappe, 23 vjeç dhe Haaland, 21-vjeç konsiderohen si pasuesit e Ronaldos dhe Messit për t’u bërë lojtarët më të mirë në botë, por sulmuesi polak nuk pret që të përsërisin suksesin e tyre. Bomberi i Bayern Munich tha për “France Football”: “Ata kanë aftësinë, por kush e di nëse në dy ose tre vitet e ardhshme, sulmuesit e tjerë të rinj nuk do të zbulohen me radhë.

Nuk mund ta imagjinoj për asnjë moment se ata do të dominojnë futbollin ndërkombëtar, siç kanë bërë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në 12 vitet e fundit. Ata të dy kanë bërë kaq shumë histori, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Në 10 vitet e ardhshme, mendoj se do të ketë disa lojtarë që do të konkurrojnë për të qenë më i mirë në botë”.

Sulmuesi norvegjez ka qenë një golashënues i qëndrueshëm që nga mbërritja e tij në Dortmund, duke shënuar 80 herë në vetëm 79 ndeshje në total. Ai gjithashtu kërkohet nga disa skuadra kryesore në Evropë, me Real Madridin dhe Barcelonën në “pole” për ta blerë në merkaton e verës së ardhshme.

Sulmuesi i PSG-së, Mbappe ka qenë në formë të mirë për gjigantët francezë këtë sezon. Ai ka shënuar 21 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Kontrata e francezit me PSG do të skadojë në fund të sezonit dhe ai po lidhet me një kalim te Real Madrid në verë.

Ndërkohë, Haaland ka qenë i pandalshëm në Gjermani. Ai e ka gjetur rrugën e rrjetës 23 herë në vetëm 20 ndeshje për skuadrën e Bundesligës.

Related posts

VLLAZNIA MENDON PËR TË ARDHMEN/ Martini dhe Cungu bëhen bashkë tek e njëjta skuadër

Delo.autor

Jose Mourinho ofron De Gean për Kroosin?

Q.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-West Brom. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment