Futboll Seria A

Costa: Roma ka skuadër të madhe, duhet ta fitojmë këtë ndeshje

Anësori i Juventusit, Douglas Costa, ka thënë se Roma është ekip e madhe dhe duhet të kenë kujdes.

Giallorossët kanë pësuar humbje të mërkurën nga Torino duke u eliminuar nga Kupa, po braziliani thotë se kjo nuk është asgjë.

“Janë një ekip e madhe dhe ne kemi respekt të madh për ta”.

“Është e vërtet që ata kanë pësuar humbje në Kupën e Italisë, por të shtunën do të jetë një ndeshje tjetër”.

“Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe e kemi kualitetin ta bëjmë këtë”.

Futbollisti që është në huazim nga Bayern Munich ka folur edhe për adaptimin e tij në Serie A.

“Jam rritur shumë në fazën mbrojtëse dhe atë taktike. Serie A është tjetyër kampionat nga ai i Budesligës”, ka thënë Costa.

Related posts

Skënderbeu zgjedh studion ligjore që do i përfaqësojë, ja kush i mbron korçarët në betejën me UEFA-n

Q.Autor

“AI FIRMOS TESTIN MË TË MIRË…”/ Media italiane vlerëson Kastriot Dermakun: Po rritet nga ndeshja në ndeshje

Delo.autor

ZYRTARE/ Lë SHBA-në për kontinentin e vjetër, ish-mbrojtësi i Juventus transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment