Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Tottenham mposhtet nga Mura me përmbysje në frymën e fundit

Është mbyllur 2-1 ndeshja e Conference League mes Mura-s dhe Tottenham-it.

Sfida e luajtur në Maribor është zhbllokuar pas vetëm 11 minutash lojë nga një gol i Horvat.

Në minutën e 32-të, Spurs kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Sessegnon.

Pavarësisht inferioritetit numerik, anglezët kanë arritur të barazojnë me Kane në minutën e 72-të.

Sulmuesi anglez ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur që ka nxjerrë jashtë loje portierin Obradovic.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, Mura ka realizuar golin e fitores në minutën e 95-të me Marosa.

Related posts

I bëri “zbor” Gjermanisë/ Koreja përjashton lojtarin se mashtroi për ushtrinë

Isa.Autor

REALIZOI GOLI NE SUKSESIT ME POLONINË/ Piatek: Hyra në fushë i motivuar, pasi…

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ 2 klube të MËDHA rrezikojnë përjashtimin nga kampionati

Isa.Autor

Leave a Comment