Futboll Seria A

Crotone-Napoli/ Skuadra e Ajetit kërkon pikët e arta, Sarri titullin ‘Kampion Dimri’

Sot do të luhet ndeshja e parë e javës së 19-të në Serie A midis Crotones dhe Napolit.

Napoli vjen pas një fitoreje fantastike kundër Sampdorias, ndërsa skuadra e Ajetit vjen pas një humbje turpëruese në transfertë ndaj Lazios.

Klubi i futbollistit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, do të kërkojë të arrijë çdo pikë të mundshme përballë napoletanëve, e cila do të ndikonte si në aspektin moral po ashtu edhe në klasifikimin e përgjithshëm.

Nga ana tjetër skuadra e Mauricio Sarrit do të kërkojë ta mbyllë pa humbje pjesën e parë të sezonit, duke u shpallur kështu edhe kampione e dimrit për sezonin 2017-2018. Kjo do të ishte një arritje historike për skuadrën napoletane, pas një pjese të parë të shkëlqyer ku me lojën e tyre mjaft të bukur, u kanë kujtuar të gjithë tifozëve të futbollit Barcelonën e Guardiolas.

Crotone ndodhet aktualisht në zonën e ftohtë, në pozitën e 18-të me 15 pikë, ndërsa Napoli në vendin e parë me 45 pikë, i ndjekur nga Juventusi me një pikë më pak. /AlpeNews.al/

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES ME KOMBËTAREN/ Surpriza e tifozëve të Moldavisë, presin ekipin e tyre në Rinas (VIDEO)

Delo.autor

Salah paralajmëron: Kjo do të ndodh në kundër Romës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

PRITJE FANTASTIKE/ Neuer i kundërpërgjigjet Ter Stegen duke shpëtuar një gol të sigurt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment