Futboll Premier League

David Luiz ‘ultimatum’ Chelseas: Titullar ose largohem!

David Luiz ka kërkuar t’i jepet hapësirë të luajë rregullisht në skuadrën e parë, ose ndryshe do të largohet nga Chelsea.

Mbrojtësi brazilian ka luajtur vetëm një herë që prej humbjes së Chelseat në Ligë të Kampionëve kundër Romës në muajin tetor.

Luiz i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Antonio Conte pas reagimit të tij pse u zëvendësua në humbjen kundër Romës. Më pas, ai pësoi një lëndim dhe nuk ka luajtur që prej tetorit.

Por, ai do të jetë i gatshëm për ndeshje kundër Southamptoni të shtunën, pra nesër, dhe i ka dhënë ultimatum trajnerit të tij se nëse nuk luan do të largohet.

Skuadrat e interesuara për të janë Real Madrid, Manchester United dhe tani edhe Bayern Munich.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ja plani për shkëmbim yjesh mes Juventusit dhe “Katalanasve”…

Delo.autor

Sulmi i Mou, kundërpërgjigjet Konte: Unë u shpalla i pafajshëm, por ti je një njeri i ulët

Q.Autor

Pogba me shokë i thurin këngë, Kante njeriu i momentit te Franca (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment