Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ja plani për shkëmbim yjesh mes Juventusit dhe “Katalanasve”…

Ata janë dy lojtarë mjaft të mirë dhe tepër të kushtueshëm, por nuk kanë dhënë atë që pritej këtë sezon me klubet e tyre. Për pasojë, janë bërë pjesë e thashtethemeve të merkatos, edhe pse kjo e fundit do dhe pak muaj që të hapet. As Dybala te Juve dhe as Coutinho te Barça nuk janë më të paprekshëm.

Këtë e bën me dije “Sportmediaset”, që siguron se ekipi italian është gati t’iu propozojë katalanasve shkëmbimin mes të dyve. Pra, Juventusi jep Dybala për të marrë Coutinho. Ky duket një opsion, që i shkon për shtat edhe Barcelonës. Realiteti është se Dybala mund të përforcojë diçka në pjesën ofensive te kampionët e La Liga-s, gjë për të cilën kërkuan Antoine Griezmann verën e kaluar.

Coutinho, nga ana tjetër, nuk iu përshtatet planeve të Valverde, por problemi është se transferimi i tij ka kushtuar shumë. Një këmbim kokë më kokë me Dybala nuk do ta justifikonte shumën, që katalanasit paguan te Liverpool për brazilianin. Sidoqoftë, për momentin, palët e përfshira nuk e përjashtojnë këtë mundësi.

Related posts

“BOOM” NË INSTAGRAM/ Cristiano Jr, mbi 500 mijë ndjekës brenda një dite (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Partizani, Vendoset baraspesha. Asani realizon nga penalltia

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani, Vllaznia dhe Laçi njihen me 4 rivalët e mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment