Futboll Premier League

Deklaratat e Mourinhos, reagon Guardiola: Janë qesharake

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se skuadra e tij dëshironte të luante dhe atë e tregoi kundër Manchester Unitedit në Old Trafford

Manchester City mposhti 1:2 Unitedin, por pas ndeshjes Jose Mournho akuzoi gjyqtarin për këtë humbje.

Këto deklarata janë qesharake sipas Pep Guardiolas, i cili thotë se portugezi të njëjtën gjë e kishte thënë edhe vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar ishte e njëjta gjë, ne fituam këtu dhe ishte faji i gjyqtarit. Sot po ashtu”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Dje ai foli për gjyqtarët. Ne jemi skuadër e sinqertë. Ne kishim 75 për qind topin në pronësi, çka do të thotë se dëshironim të luanim. Ne erdhëm këtu dhe e bëmë atë”.

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me “yjet” franceze që kanë luajtur në Serie A

Sadik.Autor

Messi ‘fenomenal’, dhjetë sezone në La Liga me mbi 20 gola

Q.Autor

“EURO 2020″/ Sulmuesi Torres përfiton nga një përgjumje në mbrojtje dhe ndëshkon Kroacinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment