Kategoria Superiore Shqipëri

Gruaja e Ze Marias: Kisha frikë Shqipërinë, më kanë befasuar

Në Tiranë, Ze Maria jeton me bashkëshorten e tij, Sandra Mara dhe djemtë Marcelo, 19 vjeç dhe Danjel, 17 vjeç

Lajmi për të ardhur në Shqipëri nuk është pritur me gëzim nga ata, të mësuar me jetën në Itali, sidomos për gruan, Sandra Mara.

“Ishte pak e çuditshme. Kisha dhe shumë frikë, por kur erdhëm këtu, që nga aeroporti ishte një përvojë shumë e mirë. Qyteti ofron shumë gjëra për ne dhe nuk pata asnjë tronditje siç e mendoja. Ishte një surprizë e këndshme për ne. Na kishin thënë që është një qytet shumë i pistë Tirana. Ne brazilianët kemi pak frikë nga vjedhjet e grabitjet, siç ndodhin në Brazil. Kishim frikë se mund të kishte edhe këtu, por të them të drejtën nuk shoh asgjë këtu nga ky aspekt, madje kam më shumë frikë në Brazil”, thotë Sandra.

Ndërsa djali i tyre Marcelo tha: “Tirana ka qenë një surprizë e bukur për mua. Ndjehemi si në shtëpinë tonë”.

Related posts

MERKATOJA E VERËS/ Lëvizje të shumta në Superiore, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

DEL KUNDËR KRIJIMIT TË EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Presidenti Duka: Game Over, jam i bindur se…

Delo.autor

MASAT E REJA KUNDËR COVID-19/ FSHF-ja ndryshon javën 19-të. Ja kur do të luhen të gjitha ndeshjet…

Delo.autor

Leave a Comment