Futboll Seria A

Derbi i Milanos/ Njihuni me vlerësimet e lojtarëve, surprizon Suso

Milani siguroi mbrëmjen e djeshme kualifikimin në gjysmëfinale  pas fitores minimale ndaj Interit.

Derbi i zhvilluar në San Siro ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj në Itali përfundoi me rezultat 1 me 0 në favor të skuadrës së Gennaro Gattussos.

Anësori Suso, i cili asistoi në golin e realizuar nga Patrick Cutrone (104′), është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Sulmuesi spanjoll është vlerësuar me notën 7.9 për paraqitjen e tij solide ndaj “Nerazurrëve”.

Me notë të lartë te skuadra nikoqire është vlerësuar edhe Antonio Donnarumma (7.7), Giacomo Bonaventura (7.5) dhe Patric Cutrone (7.5).

Nota më e dobët e ndeshjes është 6.5 dhe lojtarët e vlerësuar me këtë notë janë Lucas Biglia, Manuel Locatelli, Antonio Candreva, Joao Mario.

Related posts

“TË TË VIJË TURP”/ Vëllai i Strakoshës reagon për deklaratën e ish-futbollisit: Po të mos ishte për moshën tënde do shieshim në sallën e gjyqit

Delo.autor

Spalletti: “Kundërshtari ynë i vetëm është fitorja”

Q.Autor

S’ka vend për të te Barça, Munir El Hadadi drejt klubit të madh francez

Isa.Autor

Leave a Comment