Bundesliga Futboll

Zyrtare: Mario Gomez lojtari i ri i Stuttgart

Tashmë është zyrtare. Mario Gomez ka kryer vizitat mjekësore nënshkruar kontratën e re gjatë pasdites së enjte me VfB Stuttgart.

Të gjitha formalitetet kanë mbaruar. Mario Gomez është lojtari i ri i skuadrës së Bundesliga-s.

32-vjeçari ka nënshkruar deri në 2020 dhe do të veshë fanellën me numër 27.

Me golat e tij a pritet të ndihmojë skuadrën të përmirësohet ndjeshëm në renditjen e kampionatit gjerman.

Dhe pas testeve të zhvilluara, ai është në një formë shumë të mirë fizike.

Sulmuesi i përfaqësueses gjermane do t’i kushtojë 3,5 mln euro Stuttgart dhe dita e tij e parë me klubin e ri do të jetë 3 janari.

Gomez u transferua te Stuttgart pas një periudhe të karakterizuar me ulje-ngritje te Wolfsburg.

 

Related posts

Përballja ndaj Bolonjës, Gattuso kërcënoi lojtarët e Milanit: Do t’ju shkatërroj të gjithëve!

Q.Autor

PO SHKËLQEN/ Uzuni shënon supergol për Lokomotivën e Zagrebit

Isa.Autor

ASNJË OFERTË PËR BALE/ Real Madrid i detyruar të “durojë” yllin uellsian dhe një vit

Delo.autor

Leave a Comment