Futboll Seria A

Di Francesco: Shënon Dzeko dhe i marrim pikë Juves

Kërkon një Romë të vendosur në Torino tekniku Eusebio Di Francesco, i cili përgatiet për sfidën e luftuar me bardhezinjtë e Juventusit të cilën e konsideron si një ndeshje shumë të rëndësishmë por jo vendimtare.

“Do të shkojmë të Torino duke kërkuar rezultatin më të mirë,por pa ndryshuar identitetin tonë. Allegri u shpreh se jemi pretendentët më të fortë në garën për titull ndërsa unë mund të them se janë shifrat ato që flasin po aq qartë sa edhe Max.

Jam i sigurtë se md formën e mirë që po kalon Dzeko do të shënojë, sa i takon Schick mund të them se është duke u rritur në të gjitha aspektet.E rëndësishme që ka shënuar por sërish nuk mund të them nëse do të zbresë në fushë. Dua ta theksoj se Schick duhet ende që të tregojë të gjithë talentin e  tij. Duhet vetëm t’i japim pak kohë.

Gjithsesi trajneri 48-vjeçar nga Roma shfaqet disi nervoz kur përmendet ecuria e skuadrës së  tij.

“Në nivel evoluimi kemi bërë shumë përpara.Mos kërkoni shkëlqimin duhet të fokusohemi tek fakti se Roma është gjithnjë në rritje. Dëshironim të kualifikoheshim në Kupën e Italisë dhe fakti që nuk e arritëm diçka të tillë na krijoi një farë shqetësimi për këtë arsye mbaj të gjitha përgjegjësitë për vendimet  dhe zjgedhjet e bëra.

Gjithsesi ne kemi dy objektivë për të arritur përpara të vazhdopjmë ecurinë e mirë në kampionat dhe të arrijmë sa më larg në Champions. Gjithsesi tani mendojmë vetëm për ndeshjen me Juventusin fushë në të cilën Roma nuk merr rezultat prej 6-7 vitesh.

Tekniku i verdhezinjve zgjedh ta mbyllë deklaratën e tij në prag të kësaj super ndeshjeje me zgjedhjen e bërë prej tij.

“Mund të kisha shkuar tek Juvnetusi por zgjodha Romën”.

Related posts

“BESUAM QË NGA MOMENTI I PARË”/ Mancini: Spinazzola? Mbrojtësi më i miri i Kampionatit Europian

Delo.autor

SKANDALI/ Lojtari i Valencias shpjegon pse ekipi u kthye në fushë pas racizmit (VIDEO)

Delo.autor

Umtiti arrin marrëveshje me Unitedin

Q.Autor

Leave a Comment