Futboll Seria A Sport

“MESSI NUK DO TË LUAJË ME CR7″/ Capello: Seria A kopjon turpshëm Guardiolën!

Në shoqëri të mirë, i interesuar dhe interesant. Fabio Kapelo ishte ndër të ftuarit në ceremoninë e çmimeve “BIFS 2020”, e thënë ndryshe edicioni i katërt i “Bilbao International Football Summit”. Mes të ftuarve edhe emra të tjerë të pankinave botërore që nga Tite e Skaloni duke kaluar tek Unai Emeri e deri tek Ernesto Valverde që doli për herë të parë përpara kamerave që pas shkarkimit nga Barcelona. Në kuadër të prezencës së tij, Fabio Kapelo dha edhe një intervistë për reporterin e njohur të agjencisë “EFE”, Luis Vijareho.

Kapelo

ITALIA E GUARDIOLA – “Aktualisht në Itali po zhvillohet një betejë e mirëfilltë sepse shumë ekipe shfaqin prirje për të luajtur siç bëjnë skuadrat e Guardiolës, por duket kopjuar stilin e një dekade më parë. Duket sikur disa njerëz kanë harruar që Pep ka ndryshuar ekipe e madje edhe mënyrë loje. Siti manovron gjithnjë vertikalisht dhe mundohet gjithnjë të penetrojë në zonën e rivalit. Unë në Itali jam mes atyre që luftojnë kundër kësaj rryme, por shpesh e shoh që nuk më kuptojnë. Nuk ka rëndësi gjithsesi e as nuk përbën problem për mua”.

KUNDËR TË DHËNAVE – “Statistikat e tepërta dhe imazhet video më çmendin. Ato nevojiten vetëm për ne që komentojmë. Preferoj të shoh më sytë e mi dhe personalisht imazhet video nuk më kanë tërhequr kurrë. Rivali duhet studiuar në kohë reale sepse vetëm ashtu mund të kuptosh se çfarë cilësish dhe defektesh kanë. Videot nuk ndihmojnë!”

BARCELONA – “Nuk më pëlqen shumë. E prekin shpesh topin dhe me pasimet e tyre vizatojnë një hark rreth zonës së rreptësisë kundërshtare në pritje që Gjeniu (Mesi) të sajojë diçka për të zgjidhur ndeshjen. Loja aktuale e Barçës nuk më pëlqen, ndërsa ajo e disa kohëve më parë po. Dëgjoj që thonë se Mesi mund të shkojë së bashku me Guardiolën te Juventusi ku i pret Ronaldo. Mua më duken vetëm fjalë pa bazë”

lautaro-martinez-6-e1578349504476

LAUTARO MARTINEZ – “Më pëlqen shumë. Lufton, vrapon, është i aftë në lojën në ajër dhe më e rëndësishmja, ka një shpejtësi në ekzekutim mbresëlënëse. Më kujton Luis Suarezin sepse vrapojnë në mënyrë të ngjashme dhe gjithashtu ngjasojnë për nga cilësitë. Deri pak kohë më parë disa kolegë të mitë, që dinë vetëm të flasin, e kritikonin sulmuesin e Interit duke e akuzuar që gabonte në vendimet në fushë dhe shpërdoronte rastet që i shfaqeshin. Unë kisha tjetër pikëpamje: Mendoja se ishte shumë i zoti sepse gjendej gjithnjë në vendin e duhur e në momentin e duhur. Rastet mund edhe të humben, por nuk krijohen kurrë rastësisht. Sot ka shumë njerëz që lavdërojnë Lautaron duke i thurur elozhe, por unë e kisha kuptuar vlerën e tij i pari”.

ZINEDIN ZIDAN – “Më pëlqen shumë. Nuk e njoh mënyrën e tij të punës dhe as kam shkuar ndonjëherë ta vëzhgoj, por nëpër ndeshje më duket shumë i zoti. Di të lexojë ecurinë e garës, bën zëvendësimet e duhura. Mund të them se më pëlqen”.

NEJMAR

NEJMAR – “Duhet të marrë shembull nga Ljuis Hamiltoni, një sportist klasi. Nejmar duhet ta imitojë. Ka nevojë të gjejë ekuilibër dhe qetësi, sepse cilësitë i ka të jashtëzakonshme. Mendoj se ai dhe Mbape do të duelojnë për ‘Topin e Artë’ pas Ronaldos dhe Mesit. Nejmar duhet të kuptojë gjithashtu se roli i tij shkon përtej fushës. Ai është një shembull për të rinjtë dhe ka një rol edukues, ndaj duhet t’i kushtojë vëmendje edhe këtij aspekti”.

STIL E FILOZOFI – “Një stil loje mund të të japë fitoren sepse vetëm me filozofinë nuk shkon larg. Njerëzit kanë dëshirë të mbushin gojën me terma si ‘Tiki-taka’ apo ‘spektakël’. Kur mora drejtimin e Realit të Madridit në vitin 1996, kisha dy futbollistë si Fernando Hiero dhe Roberto Karlos, të cilët kishin pasimin e gjatë ndër armët e tyre me të forta. Përse duhet t’i kërkoja skuadrës që të bënte dhjetë pasime për të dërguar topin aty ku dëshiroja, ndërkohë që diçka të tillë mund ta bënte njëri nga ata të dy me një prekje të vetme? Marrim si shembull Liverpulin, që nisi të fitojë diçka pasi bleu Virxhil Van Dajkun dhe një portier të jashtëzakonshëm si Alisoni. Me dy futbollistë të tillë, Salahut mund t’i jepet topi në këmbë në mënyrë direkte dhe të shpejtë. Kanë të drejtë që e përdorin shpesh këtë zgjidhje sepse nëse ke një mundësi të tillë nuk ka arsye që të mos e përdorësh”.

Related posts

Luftëtari ngushton diferencën ndaj Kukësit

Sadik.Autor

RAMOS “OUT”/ Perez do të plotësojë dëshirën e trajnerit

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Babai i Neymar planifikon takimin me drejtuesit e Juventus

Delo.autor

Leave a Comment