Futboll

Dikur fitonte miliona euro në sezon, ish ylli i Arsenalit katandiset duke larë rrobat me dorë

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Emmanuel Eboue ka treguar se si mbeti pa asnjë kacidhe në xhep dhe kjo e çoi për pak drejt vetëvrasjes.

34-vjeçari nga Bregu i Fildishtë fitonte miliona në Premier League, por tani fle në dyshemenë e një miku të tij, lan rrobat me dorë dhe fshihet nga përmbarimorët.

Gjatë një interviste, Eboue tha se ai humbi një betejë divorci me të shoqen, Aurelie, e cila i mori të gjithë pasurinë.

Tani ai nuk ka as kontakt me dy vajzat, Clara, 14 vjeç dhe Maeva, 12 vjeç dhe djalin nëntë vjeçar Mathis.

“Çdo ditë i laj vetë rrobat e mia, xhinset, gjithçka. I kam duart e ashpra. Ndonjëherë i fik dritat, pasi nuk dua që njerëzit ta mësojnë se jam brenda. Vendos gjithçka pas derës. Jam në shtëpi, por kam frikë. Kam frikë pasi nuk e di se kur mund të vijë policia. Kur kthehem pas në kokë, them: Emmanuel, ke qenë kaq naiv. Përse nuk i mendove këto gjëra?”

“Paratë që fitoja, i dërgoja tek gruaja ime për fëmijët. Në Turqi fitova 8 milionë euro. Në shtëpi dërgova 7 milionë, çfarëdo që më thoshte ajo të nënshkruaja, unë e nënshkruaja”.

“Kur shikoj Henryn në TV me vjen mirë për të, por me vjen turp për situatën ku jam unë’.

Eboue ka luajtur me Arsenalin për 7 vite, përpara se të luante për Gallatasarajin në Turqi.

Related posts

NUK NDIHET REHAT NË RUMANI/ Naser Aliji refuzon rinovimin e kontratës për klubin zviceran…

Delo.autor

ËSHTË DUKE SHËLQYER NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar transferohet tek Fenerbahce

Delo.autor

KUKËSI-TEUTA/ Dy gola për 7 minuta, verilindorët shtangin skuadrën e Martinit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment