Futboll Ligue 1 Seria A

Donnarumma te PSG? Reagon drejtuesi parizien: Skuadra nuk ka..

Nuk do të jetë në Francë e ardhmja e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Drejtori Sportiv i PSG, Antero Henrique, hodhi poshtë të gjithë zërat për një kalim të mundshëm të portierit të Milanit, në “Parc Des Princes”.

Drejtuesi parisien tha se në klub janë të kënaqur me paraqitjet e Aphonse Areolas.

“Ai është numri një i portës se PSG-së dhe skuadra nuk ka nevojë për përforcime në këtë repart”. Ka thënë Henrique.

PSG po ashtu në portë e ka edhe portierin gjerman Kevin Trapp.

Donnarumma ka ngrirë marrëdhëniet me tifozët e Milanit të cilët janë duke e akuzuar për kontratën e majme me Milanin dhe kërkesat e tij për largim.

Për italianin ka interesim edhe nga skuadrat e Ligës Premier, por nuk përjashtohet edhe Real Madridi dhe Juventusi.

Related posts

SILURË ME 120 KM NË ORË/ Ibra trullos lojtarin e Parma 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

“MUND T’I KISHE LARË MË MIRË”/ Po bëhet virale, sulmuesi zikaltër del te semafori dhe bën pastruesin e xhamave (VIDEO)

Delo.autor

Ligji dhe futbolli, edhe në Shqipëri po luhet një “finale”

Sadik.Autor

Leave a Comment