Futboll Seria A

Seria A, i vetmi kampionat elitar me titullin në “ankand”

Kombëtarja Italianë e Futbollit do të mungojë në finalet e “Rusi 2018”, por të paktën në Itali mund të krenohen me faktin se Seria A është i vetmi kampionat elitar në Europë ku skuadrat kryesuese po luftojnë javë pas jave për kreun, me objetivin e madh për të fituar titullin kampion.

La Liga, Ligue 1, Premier League dhe Bundesliga duket se janë mbyllur sa i përket kreut ende pa nisur viti 2018 kur nuk është mbyllur faza e parë, sepse skuadrat kryesuese vështirë se mund të lëshojnë terren deri në atë pikë sa të humbasin kryesimin. Barcelona (+9 nga Atletico), Paris Saint-Germain (+9 nga Lyon), Manchester City (+13 nga United) dhe Bayern i Mynihut (+11 nga Schalke), po dominojnë ndaj rivalëve në kampionatet respektive nga +9 deri +13 pikë dhe janë me një dorë te titulli kampion.

E kundërta ndodh në futbollin e Gadishullit Apenin ku Napoli, që është në krye, dhe Lazio që mban vendin e pestë, kanë një diferencë prej vetëm 9 pikësh dhe mund të bëhet 6 nëse skuadra ku aktivizohet Thomas Strakosha fiton ndeshjen e prapambetur me Udinesen.

Related posts

Rimarrja e titullit, presidenti i Skënderbeut Takaj: Titujt nuk fitohen me VKM (VIDEO)

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN ME BRAZILIN NË COPPA AMERICA/ Klubet më të mëdha në “sulm” për Everton Soares, ja ku vendos

Delo.autor

PLAS KEQ NË FRANCË! Tifozët sulmojnë lojtarin me shishe, ai i KTHEHET dhe…

F.autor

Leave a Comment