Futboll La Liga

E çudishme por e vërtetë, ky futbollist i Barcelonës nuk i përdor rrjetet sociale

Sergio Busquets i përket shkollës së vjetër, asaj që preferon të bëjë telefonata se sa të shkruajë mesazhe në whatsapp.Ai e shijon shoqërinë e miqve, duke lënë celularin pa zile në xhepin e tij pasi nuk ka nevojë për askënd përveç atyre që janë përballë tij, dhe më vonë ai mund të bisedojë me ata që janë larg.

Mesfushori është një djalë nga lagjet e thjeshta i cili, duke marrë parasysh se si janë gjërat ditët e sotme, është lojtari i çuditshëm i dhomës së zhveshjes.

I vetmi lojtar i Barcelona që nuk ka një profil në rrjetet sociale. As Twitter, as Facebook, asgjë. Jo vetëm që nuk i interesojnë, por i kritikon.

Është një vendim personal që i heq i influencën komerciale dhe e penalizon ekonomikisht, por është filozofia e jetës së tij,

“Po të ishte për mua, do ta zhdukja Twitter-it, një vend ku njerëzit përhapin lajme të gabuara dhe mund të thonë çfarë të duan,” shprehet ai për El Larguero në Cadena Ser.

Mungesa në mediat sociale e bën të ngjashëm me një nga miqtë e tij më të mirë në botën e futbollit, Xavi Hernandez.

Related posts

FORCA TË SHUMTA POLICORE DHE DRONE/ Stërvitja e parë e Messit me PSG-në do të jetë… shtetrrethim

Delo.autor

Spalletti karikon Interin: Duhet të vendosni zemrën, nuk ka më kohë

Sadik.Autor

FIFA kundër agjentëve: Jam i shqetësuar për atë që po ndodh në futboll

Q.Autor

Leave a Comment