Futboll Premier League

Sanchez drejt largimit nga Arsenal, Wenger gjen zëvendësuesin tek Leicester

Arsenal po përgatitet edhe një herë për të marrë Riyad Mahrez nga Leicester City. “Topçinjtë” dështuan në blerjen e sulmuesit algjerian gjatë verës së kaluar, sepse Leicester kërkoi 50 milionë euro dhe londinezët e konsideruan shumë të lartë këtë çmim.

Sipas asaj që shkruan gazeta afrikane “Le Buteur”, Wenger mbetet një admirues i Mahrez dhe do të përgatisë një tjetër ofertë gjatë merkatos së janarit. Mahrez është rikthyer në formën e tij më të mirë, që pas mbërritjes në trajnerit Claude Puel në “King Power Stadium”.

Mahrez ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në këtë sezon. Ai e ka gjetur rrugën e rrjetës katër herë në tetë ndeshjet e fundit. Wenger kërkon ta marrë futbollistin, që u shpall më i miri në Premier League para dy sezonesh, për të zëvendësuar Alexis Sanchez.

Sulmuesi nga Kili do të largohet në qershor me parametër zero, sepse i përfundon kontrata në “Emirates Stadium”. Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë klubet që kanë pasur kontakte me Sanchez, por nuk duhet përjashtuar nga gara edhe Bayern Munich…

Related posts

HERA E DYTË NË HISTORI/ Partizani vendos diktatin, fiton Superkupën e Shqipërisë

F.autor

Gattuso: Milan bëri një ndeshje të shkëlqyer ndaj Napolit

Sadik.Autor

Igli Tare drejt rinovimit të kontratës: Dështimi më i madh? Edison Cavani

Q.Autor

Leave a Comment