Futboll La Liga

“El Clasico” më e shtrenjtë, në fushë 1.5 miliard euro

Sot, 23 Dhjetor të gjithë sytë e botës do të përqendrohen në ‘Santiago Bernabeo’.

Kampionët në fuqi të Real Madrid do të presin Barcelonën në klasiken e futbollit spanjoll. Kjo është parballja e 175 mes tyre dhe cilësohet si sinonim i emocionit, spektaklit dhe golave.

Në total janë shënuar 561 të tillë. ‘El Clasico’ e parë e kampionatit që do të luhet nesër në orë 13.00 i gjen dy ekipet të distancuara nga njëra-tjetra.

Katalunasit kryesojnë renditjen me 41 pikë, ndërsa rivalët ndodhen në vendin e 4 me 31 pikë, por kanë një ndeshje më pak.

Kjo do të jetë një betejë mes dy lojtareve që kanë dominuar futbollin botëror në dekadën e fundit, shkruan klan plus. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në kuotë të barabartë golash për vitin 2017 me nga 53.

Statistikat flasin për argjentinasin, por Ronaldo ka treguar se në ndeshjet vendimtare është gjithmonë aty.

Trajneri Ernesto Valverde pret për fitoren e parë pasi dy ndeshjet e Supërkupës doli me kokën ulur.

Ndër të tjera ky pritet të jetë ‘El Clasico’ më i shtrenjtë në histori, pasi vlera e futbollistëve të të dyja skuadrave në total shkon deri në 1 miliardë e 450 milionë euro.

Related posts

(FOTO) 10 golashënuesit më të mirë në Europë. Zhduket Ronaldo, befasi kush kryeson…

Q.Autor

LUKAKU MBETET OBJEKTIV I INTER/ Flet Marotta: E kemi bërë ofertën tonë, por…

Delo.autor

LAMTUMIRA E HESHTUR/ Bonaventura në lot! Ibra e quan “numri 1”, gruaja sulmon Milan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment