Futboll Seria A

Pep Guardiola do Milan-in, Spalletti jep alarmin

 Luciano Spalletti nuk flet kurrë rastësisht. Trajneri toskan studion detajet dhe shpreh shqetësime që duken më të qarta vetëm më mbrapa. Ai i ka kërkuar qartësi klubit dhe pas pak ditësh ka dalë dokumenti që ka zbuluar bllokimin e Pekinit për investimet e bëra jashtë Kinës.Tani, këto shqetësime mund të konfirmohen me Milan Skriniar, i cili ka qenë protagonisti i konferencave për shtyp të ish-trajnerit verdhekuq, me këtë të fundit që nuk humb rast për të theksuar rëndësinë që ka sllovaku për skuadrën e tij.

Një rastësi? Jo, duke parë se trajneri flet me dëshirën e tij për Skriniar dhe jo sepse pyetet nga gazetarët. Një shenjë e dukshme që tregon se Spalletti ka filluar të shikojë disa rreziqe në horizont dhe ka vendosur të japë alarmin.

Një nga këto rreziqe quhet Manchester City, që ka vënë në shënjestër qendërmbrojtësin e zikaltërve. Në fakt, emisarët e klubit anglez duket se kanë trokitur në derën e Sabatini-t, drejtori sportiv i Inter, dhe në atë të lojtarit. Rreziku tjetër quhet Barcelona, edhe këta shumë të interesuar për sllovakun.

Gjithsesi, duket se Pep Guardiola e ka seriozisht dhe është gati t’i bëjë një ofertë marramendëse milanezëve dhe kjo duket se po tundon pronarët kinezë. Në fakt, ata janë të gatshëm ta dëgjojnë ofertën dhe ky është shqetësimi kryesor i Spalletti-t, i cili nuk ka marrë asnjë nga lojtarët që ka kërkuar në merkato dhe rrezikon të humbasë një lojtarët më të mirë që ka në dizpocion.

Related posts

ÇMENDEN KAMPIONËT E PREMIER/ Manchester City ka gati 100 milionë euro për mbrojtësin “Zikaltër”…

Delo.autor

NË SPANJË E BËJNË TË KRYER/ Lojtari i Barcelonës udhëton drejt Milanos për vizitat mjekësore tek klubi…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Flamurtari, Minuta të qeta në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment