Futboll Seria A

Evra: Juventusi më shpëtoi jetën nga vezët

“Juventusi më ka shpëtuar jetën”. Jo nga rruga, as nga shoqëria e keqe apo nga një ardhme anonime, por nga… vezët. Ky është rrëfimi i Patrice Evra, i cili ka zbuluar se vuan nga një alergji e veçantë, që vetëm në Torino kanë arritur ta diagnostikojnë. “Kur kam shkuar tek Juventusi më është thënë se jam alergjik nga veza, – ka thënë mbrojtësi bardhezi për BBC Radio 5, – dhe e bukura është se në Angli i konsumoja çdo ditë vezët. Më pas në stërvitje villja gjithmonë”.

Duke marrë parasysh se në Angli Evra ka kaluar 7 vite të karrierës së tij, dhe se atje vezët konsumohen çdo mëngjes, është e lehtë të imagjinohet rreziku që ka kaluar lojtari. I cili ka treguar më tej se: “Kam qenë në spital, dhe aty më kanë thënë se mund të isha bërë me ulçer. Kam qenë me fat që nuk kam pasur një hemorragji të brendshme”.

Ndërkohë, mbetet pyetja sesi një klubi si Manchester United nuk ka arritur ta diagnostikojë në shtatë vite alergjinë që i shkaktonin vezët Evrasë? Një pyetje kjo që nuk mund të anashkalohet, tani që problemi, fatmirësisht, është zgjidhur.

Related posts

KËRKOHET NGA MILAN DHE LAZIO/ Talenti Szoboszlai: Ja çfarë vendimi do të marr!

Delo.autor

E VJEDHIN/ Ylli i Premier League kërkon ndihmë në rrjete sociale

F.autor

Marouanne Fellaini: Të ardhmen e zbulojë më 1 korrik!

Sadik.Autor

Leave a Comment