Futboll Sport

U TRANSFORMUA PAK DITË MË PARË/ Muçi titullar te Besiktas

I transferuar te klubi turk vetëm pak ditë më parë, Ernest Muçit i është besuar menjëherë një vend titullari. Trajneri i Besiktas, Fernando Santos i ka dhënë “çelësat” e sulmit sulmuesit kuqezi, në transfertën delikate të Kayserispor, takim ky që do mbahet në Kadir Has Stadium (Kayseri).

Besiktas siguroi firmën e Muçit për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës, ndërsa 1 milion euro përfitoi Tirana si zotëruese e 10% të kartonit të futbollistit. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e Muçit me skuadrën e re, në një kampionat po aq të vështirë sa ai polak.

Related posts

EMOCIONE KUQEZI NË SHTATOR/ Ndeshje zyrtare dhe miqësore. Në fushë zbresin Kombëtarja A dhe moshat

F.autor

Loja e trefishtë, që dërgon Raphael Varane te Manchester United

Q.Autor

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Ndërron jetë ish-presidenti i klubit shqiptar…

Delo.autor

Leave a Comment