Futboll

Figo: Jam fans i Realit, shpresoj që ata do të fitojnë

Figo shpreson që Real Madridi ta fitojë El Clasicon dhe La Ligën edhe këtë edicion.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sot nga ora 13:00. Katalunasit janë 11 pikë para rivalëve të Madridit, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pavarësisht që Reali është shumë pikë prapa Barcelonës, Figo shpreson që në fund Los Blancos do të ngritin sërish në qiell trofeun e më të mirit në Spanjë.

“Jam fans i Real Madridit dhe shpresoj që ata do të fitojnë”, tha ai për Goal. “Jo vetëm këtë ndeshje, por edhe kampionatin në Spanjë”.

“Zidane? Është e vështirë ta parashikosh se çfarë do të ndodhë, por shumë njerëz nuk kanë pritur ta shohin atë si trajner, por është vendim personal dhe që kur e bëri këtë hap, ka pasur rrugëtim fantastik”.

“Mendoj se ai ka gjithçka për të qëndruar për shumë vite në Real Madrid dhe unë shpresoj që ndodhë kjo, të qëndrojë për një kohë të gjatë”, shtoi mes tjerash Figo.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sot nga ora 13:00. Katalunasit janë 11 pikë para rivalëve të Madridit, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

ËSHTË BËRË VIRALE/ Pas arbitrave Diego Kosta nis të ngacmojë edhe fëmijët (VIDEO)

Delo.autor

NJË GOL ÇDO 68 MINUTA/ Rebiçin e mund vetëm… Ronaldo

Delo.autor

ZYRTARE/ Merr fund telenovela e Ernest Muçit, Tirana jep përgjigjen përfundimtare

Delo.autor

Leave a Comment