Kategoria Superiore Shqipëri

Flamurtari nxjerr ‘bllof’ Skënderbeun, Alves rinovon kontratën me vlonjatët

Skënderbeu nuk do mundet dot të firmose me sulmuesin e Flamurtarit as këtë merkato, sepse Sinan Idrizi nuk e shet Danilo Alveshin.

Çmimi për kartonin e brazilianit vjen gjithnjë e në rritje, duke e bërë të pamundur një largim të sulmuesit nga Vlora.

Danilo

Të paktën këtë deklaron administratori i Flamurtarit, i cili i mbyll derën Kukësit dhe Skënderbeut që kanë shfaqur interes për brazilianin.

Në një prononcim të dhënë dje për “Panorama Sport”, ai theksoi se në verë nuk u afrua asnjë klub për ta blerë brazilianin (në një kohë që çmimin ia vendosi 500 mijë dollarë), ndërsa në janar vlera e kartonit i është rritur shumë më shumë.

Danilo Alvesh Flamurtari

“Danilo Alvesh është një lojtar i vlefshëm i Flamurtarit. Po lexoj nga gazetat që interesohen disa klube të Superiores, të cilat, për arsye etike, nuk po i citoj. Nuk kam ndonjë kërkesë apo ofertë zyrtare nga klubet. Por unë dua që t’u them të gjithëve që sulmuesi ynë nuk është në shitje për momentin”.

“Në verë, që unë doja që ta shisnim, nuk erdhi të afrohej njeri. Unë çmimin e dhashë në verë, nuk erdhi asnjë nga klubet që të trokiste. Tani ai kushton edhe më shtrenjtë. Nuk kam një ofertë për Alveshin. Ai është lojtari më i paguar te Flamurtari dhe nuk ka çmim që ta sheshim kartonin e tij”, tha fillimisht numri një i klubit, duke “bllokuar” një largim të mundshëm të sulmuesit.

Danilo-Alvesh-Duro

RINOVIMI I BRAZILIANIT  Administratori i Flamurtarit zbulon se ka pasur para një jave një bisedë me brazilianin dhe është rënë parimisht dakord që sulmuesi të qëndrojë në Vlorë edhe tre vite të tjera.

“Ne si klub me Alveshin kemi një rrugë të gjatë përpara për të bërë. Unë pres tjetër gjë nga Danilo, që të shkojmë në Kupat e Europës, por edhe të shpallemi kampionë me sulmuesin dhe nuk po mendojmë aspak për ta shitur atë”.

“Para një jave jemi ulur dhe kemi diskutuar me Alveshin për të rinovuar kontratën edhe me tri vite të tjera. Edhe ai ka qenë dakord. E ka me qejf që të qëndrojë në Vlorë dhe te Flamurtari. Braziliani këtu ndihet i lumtur”, theksoi ai.

Related posts

LUFTËTARI-BYLIS/ Ballshiotërt mbërrijnë 15 minuta me vonesë në stadium (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA KORÇA/ Një kampion drejt rikthimit te Skënderbeu

F.autor

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mesfushori Hyseni: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment