Kategoria Superiore Shqipëri

Dy afrime drejt zyrtarizimit te Kukësi, Nexhipi: Forcojmë skuadrën!

Prurja e parë e Kukësit ishte Donjet Shkodra, por vetëm mesfushori nuk mjafton. Megjithatë, drejtuesit i kanë bërë dhuratën e dytë teknikut. Ai është futbollisti i Kombëtares së Gjeorgjisë, Irakli Dzaria.

Gazeta zbuloi ekskluzivisht bisedimet mes palëve, ndërsa tani mësohet se është arritur marrëveshjen dhe brenda së mërkurës mesfushori do t’i bashkohet Kukësit në Antalia.

Dzaria aktualisht luan për ekipin e Dilas në Gjeorgji, e më parë ka qenë për katër sezone pjesë e Dinamo Tbilisit, ku ka fituar plot katër herë titullin kampion. 29-vjeçari ka luajtur si titullar në çdo ekip ku ka qenë.

Dzaria ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjeorgjisë nga viti 2012 deri në 2014. Brenda javës, 29-vjeçari do të firmosë dhe kontratën me verilindorët.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe me kroatin që ka pasaportë gjermane, Filip Zderiç. Mbrojtësi i djathtë është aktualisht pjesë e Gaz Metanit në Rumani dhe mësohet se po tenton të zgjidhë kontratën me mirëkuptim me këtë klub.

Deri të premten, Zderiç do të marrë lejen e kalimit dhe do të udhëtojë drejt Turqisë për t’iu bashkuar Kukësit. Mësohet se ai ka qenë një zgjedhje personale e trajnerit Pakult, i cili u ka komunikuar drejtuesve të klubit të bëjnë gjithçka për ta afruar. Burime të sigurta të gazetës tregojnë se palët janë marrë vesh për termat financiarë.

Drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi, ka folur dje për skuadrën, që tashmë e sheh çdo ditë në seancat stërvitore. “Jemi duke u stërvitur në kushte të mira, ekipi po ecën shumë mirë. Të gjithë janë të vetëdijshëm për situatën ku jemi dhe duam ta kalojmë sa më shpejt”, u shpreh Nexhipi për “SuperSport”.

Sipas 33-vjeçarit nga Shkupi, ngarkesa duket të jetë më e madhe, pasi përtej rolit zyrtar, duhet të ndihmojë edhe trajnerin austriak duke qenë e vetmja urë lidhëse midis tij dhe skuadrës. “Kam filluar si drejtor sportiv, por njëkohësisht jam afër trajnerit ta ndihmoj të njohë ekipin dhe futbollin shqiptar. Trajneri është i kënaqur me skuadrën, ndërkohë që presim përforcime të reja”, deklaroi Nexhipi.

Related posts

VAZHDON SHKËLQIMIN NË TURQI/ Protagonist tek Toluzpor, asist spektakolar i Bardhit (VIDEO)

Delo.autor

KUKËSI-TEUTA/ Ndeshje e çmendur në “Elbasan Arena”, sulmuesi Plaku ndëshkon “Verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

“TË HIQET NUMRI 19 NGA PARTIZANI”/ Mesfushori Telushi: Ju tregoj gabimin më të madh që kam bërë në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment