Futboll Seria A

FOTO/ Çmenduria e tifozit të Juventusit, krijon “Dybala Car”

Lista e tifozëve që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për idhujt e tyre duket se zgjatet ditë pas dite. I fundit që ka bërë një gjest të bujshëm për skuadrën e tij të zemrës ka qenë një tifoz i ri i Juventus, që ka vendosur të personalizojë makinën e tij (një Mitsubishi) me ngjyrat e skuadrës së Allegri-t.

Përveç ngjyrave bardhezi, tifozi i “Zonjës” ka vendosur edhe të stampojë emrin e klubit në xhamin e përparmë. Por nuk mjafton me kaq, sepse në anën e shoferit mund të shihet stema e re e Juventus në krah të së cilës është imazhi i Paulo Dybala, teksa feston me gjestin e maskës. Por momenti i lavdisë mund të zgjasë shumë pak për këtë tifoz, i cili mund të jetë i detyruar të ndërrojë shumë shpejt makinën.

Kohët e fundit, në fakt, Manchester United ka ofruar 68 milionë euro për argjentinasin, ndërsa nga ana tjetër, Juventus duket se është irrituar shumë pasi ka zbuluar se vëllai/menaxher i lojtarit ka zhvilluar një takim sekret me Paris Saint-Germain.

Related posts

“NJË SHEKULL” PËR RAMOS/ Ja “SKANERI” i 100 golave të kapitenit goleador

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mourinho do sulmuesin problematik në skuadër, ja emri

Delo.autor

“U PËRPOQA TË…”/ Super pritja e Tatarusanu ndaj “Demit” Lautaro “tërbon” trajnerin e Rumanisë. Motivi

Delo.autor

Leave a Comment