Futboll Kombëtarja

(FOTO) Nga Xhaka tek Strakosha, njihuni me yjet e Kombëtares Shqiptare që shkëlqyen gjatë 2017-ës

Viti 2017 për futbollistët shqiptarët shqiptarë kudo në botë ka qenë një vit pozitiv me arritje të mëdha. Futbollistët shqiptarë si Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Armando Sadiku po korrin suksese me skuadrat e tyre respektive.

Thomas Strakosha

Djaloshi shqiptar arriti të fitonte fanellën e titullarit tek Lazio dhe duke i mahnitur të gjithë me talentin e tij. Tifozët e Lazios në fillim ishin mjaft skeptikë për të, por me paraqitjet e tij fantastike arriti të fitonte zemrat e tyre por edhe të të gjithë futbolldashësve, duke bërë kombin e tij krenar. Suksesi i tij i madh ishte fitorja e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit, duke i dhuruar kështu Lazios trofeun e parë pas shum vitesh.

Etrit Berisha

Etrit Berisha i transferuar tek Atalanta ka arritur të marrë gjithashtu një fanellë titullari dhe t’i japë më tepër siguri portës bergamaske. Gardiani i Kombëtares Shqiptare pati një arritje historike me skuadrën e tij duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League.

Taulant Xhaka       

         

Xhaka arriti të shpallej kampion i Zvicrës me Baselin e tij duke arritur kështu titullin e tetë radhazi. Xhaka ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe ka ngjallur interesin e mjaft klubeve gjermane për të pasur shërbimet e tij.

Elseid Hysaj

Hysaj është ‘diamanti’ i Kombëtares Shqiptare po ashtu edhe i Napolit. Mbrojtësi shqiptar ka mahnitur gjithë Europën me sigurinë që i jep prapavijës së Napolit duke bërë që të vërshojnë lum ofertash drejt tij. Vlera e kartonit të Hysajt vazhdon të rritet vazhdimisht por Presidenti i Napolit, Antonio De Laurentiis nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij. Suksesi i tij më i madh ishte shpallja ‘Kampion Dimri’ për sezonin 2017-2018 në Serie A. /AlpeNews.al/

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus përgatit dy blerjet e para për Sarrin, ja emrat

Delo.autor

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, zbulohet ekipi i ri i mesfushorit Ferati

Delo.autor

E FRIKSHME/ Boca-River Plate, stadiumi dridhet si “GJINKALLË” nga tifozët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment