Futboll Sport

Bakaj: Ja si më kërcënuan me jetë, që të mos luaja ndaj Tiranës

Elis Bakaj la Kukësin në janar dhe u transferua te Shakhtar Soligorsk, në Bjellorusi. Duke folur për mediat e atjeshme, futbollisti i shumëshëtitur shqiptar ka folur për jetën në Shqipëri, por ka zbuluar edhe një fakt të rëndë, kërcënimin me jetë nëse luante ndaj Tiranës, në “finalen” e sezonit të kaluar, si pjesë e Vllaznisë, ku kuqeblutë barazuan dhe hodhën një kategori më poshtë bardheblutë, për herë të parë në histori. Bakaj, duke folur për jetën në Shqipëri, nënvizoi: “Në Tiranë bëhet një jetë e mirë, por në rrethe të ndryshme, kështu-ashtu. Në Bjellorusi, unë shoh të njëjtën gjë”.

Deri kohët e fundit, Shqipëria është konsideruar si vendi më i varfër në Europë. A ka ndonjë përparim?
Në Tiranë bëhet një jetë e mirë, por në rrethe, kështu-ashtu. Në Bjellorusi shoh të njëjtën gjë. Pagat janë rritur. Mesatarisht, mendoj se njerëzit marrin 500-600 euro në muaj. Por, çmimet janë më të larta se këtu. Nuk e di se e sa para mund të blihet një apartament normal në Minsk, por në Tiranë, me 50 mijë euro ju do të merrni vetëm një hyrje të vogël.
A ka shteti juaj mundësi reale për t’u bashkuar me Bashkimin Europian?
Këto ditë kam lexuar një artikull, ku thuhej se kjo është e mundur në katër, ose pesë vite. Vendi është i etur për të hyrë në BE dhe bën atë që thotë Europa, si në luftën kundër korrupsionit, rritjen e pagave dhe zhvillimin e biznesit.

A është e vërtetë që pothuajse çdo shqiptar dëshiron të emigrojë?
Shumë njerëz largohen. Kjo është bërë më e lehtë, sepse tani nuk kemi nevojë për viza në Europë. Më parë, shumë shkuan në Greqi, por atje ka një krizë dhe njerëzit po kthehen. Nga Gjermania, Franca dhe Belgjika, askush nuk po kthehet. Por, në tri vitet e fundit, turistët janë shtuar te ne. Deti është shumë i mirë në vend, janë dy aeroporte pranë bregut.

Vjet nuk pranuat të luanit me skuadrën ku bënit pjesë kundër ish-skuadrës suaj. Si mund të ndodhë kjo gjë në futbollin profesionist?
Filluan të më bënin presion. Më bënin telefonata me kërcënime. Më thanë që, nëse luaja në atë ndeshje, do të ishte më mirë të mos kthehesha më në Tiranë. Dhe ai është qyteti im i lindjes, atje kam shtëpinë, familjen. Nga ana tjetër, drejtuesit e Vllaznisë insistonin që të merrja pjesë në këtë duel për mbijetesë. Por, fola me trajnerin dhe e binda se ishte më mirë nëse do të luhej pa mua. Kjo situatë, ku të dyja skuadrat luanin për mbijetesën, mund të kalonte në ekstrem, në çdo moment.

Related posts

Koulibaly paralajmëron Napolin: Sarri jeton për futbollin dhe dëshiron përsosmëri

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin West Ham dhe ngjiten në vendin e tretë, Salah shkruan historinë

Delo.autor

VIDEO/ Kumbulla protagonist në Ligën e Europës, mbrojtësi i Kombëtares vulos me gol fitoren e Romës

F.autor

Leave a Comment