Futboll

(FOTO) Njihuni me TOP 15 transferimet më të mira të sezonit bazuar në performancën e tyre

Meqë është fundviti, po bëjmë një koleksion të marrëveshjeve më produktive të verës, të përfunduara nga ana e ekipeve të Premier League, La Liga, Seria A, Bundesliga dhe Ligue 1, të cilat konsiderohen me të drejtë pesë kampionatet më të forta të Europës.

1. Mohamed Salah (Roma-Liverpool)
Liverpool e theu rekordin e tij të transferimit për ta risjellë ish-sulmuesin në Angli nga Roma, për 36.9 milionë paundë. Besimi në aftësinë e tij për të patur një tjetër ndikim në Premier League është shpërblimi i mirënjohur, meqë egjiptiani ndërkombëtar e ka kaluar tashmë shenjën e 20 golave ​​me “Reds”, duke u bërë pikë referimi dhe idhull për tifozët në “Anfield”.

2. Sead Kolasinac (Schalke-Arsenali)
Arsene Wenger është i njohur për qasjen e tij të kursyer ndaj rekrutimit të lojtarëve tek Arsenali, por francezi tregoi se ka shumë vlera për t’u gjetur në merkaton e agjentëve të lirë gjatë verës. Marrja e një interpretuesi të provuar pa asnjë shpenzim është goditje, teksa ndërkombëtari i gjithanshëm i Bosnjes ka patur një ndikim të menjëhershëm, në të dy anët e fushës, për “Topçinjtë”.

3. Nemanja Matic (Chelsea-Manchester United)
Humbja e Chelsea ka qenë më së shumti fitore e Manchester United, kur bëhet fjalë për mesfushorin serb, i transferuar për shumën e rreth 40 milionë eurove. Ndërsa “Blues” kanë luftuar për ta kompensuar largimin e tij, “Djajtë e Kuq” kanë gjetur mundësinë e përsosur për t’u përforcuar, me Paul Pogba në mesin e atyre që kanë përfituar nga prania e një fituesi të dyfishtë të Premier League.

4. Paulinho (Guangzhou Evergrande-Barcelona)
Vetullat e tifozëve katalanas, por jo vetëm, u ngritën kur Barcelona ra dakord të paguajë 40 milionë euro për një mesfushor, që më parë kishte luftuar për të lënë shenjën e tij në Europë, me Tottenham. Megjithatë, braziliani kishte rindërtuar karrierën e tij me klubin dhe vendin pas largimit nga Anglia dhe ka qenë një zbulesë që prej mbërritjes në “Camp Nou” nga pala kineze e Guangzhou Evergrande, duke shënuar gjashtë gola dhe duke ofruar dy asiste.

5. Geoffrey Kondogbia (Inter-Valencia)
Francezi është një lojtar, që është mbajtur në një drejtim të lartë për disa kohë, por kurrë nuk ka qenë në gjendje ta zhbllokojë plotësisht potencialin e tij. Një huazim nga Interi te Valencia duket se e ka ndihmuar atë “t’i shkundë prangat”, me 24-vjeçarin që tani po shqyrton një vend në Kupën e Botës, verën e ardhshme, ndërsa bisedat transferuese edhe njëherë ndërtohen rreth tij, me Tottenhamin midis atyre klubeve, që thuhet se janë të etur për të.

6. Maxi Gomez (Defensor Sporting-Celta Vigo)
Duke lënë Uruguajin e tij të lindjes për herë të parë, në moshën vetëm 20-vjeçare, mund të konsiderohet një hap i madh për sulmuesin premtues. Ai ka bërë një lëvizje prej 4 milionë eurosh, në hapin e tij, për të shkëlqyer në La Liga. Gomez tashmë ka shtatë gola në emër të tij, këtë sezon, ndërsa një kalim i propozuar fitimprurës në Kinë është braktisur, pasi Celta Vigo pretendon të përfitojë nga një talent shumë i vlerësuar.

7. Niklas Sule (Hoffenheim-Bayern Munich)
Duke e vendosur veten si një nga talentet më emocionues të futbollit gjerman, transferimi prej 25 milionë eurosh te Bayern Munich, në verën e vitit 2017, erdhi pak si befasi. Mbrojtësi 22-vjeçar ka mbetur në harkun e tij të lartë në “Allianz Arena”, me një koleksion të mirë performancash, duke fituar njohje të mëtejshme ndërkombëtare.

8. Matthias Ginter (Borussia Dortmund-Borussia Monchengladbach)
Kthimi i shpinës nga Borussia Dortmund ishte një veprim i guximshëm prej tij, në përpjekje për të fituar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, por gjykimi i tij ka rezultuar i saktë. Ende vetëm 23 vjeç, mbrojtësi i talentuar ka hyrë në mënyrë të përsosur në organikën e Borussia Monchengladbach dhe mund të konsiderohet si “Pazar” i mirë në tregun aktual të transferimit, me 17 milionë euro.

9. Maximilian Philipp (Freiburg-Borussia Dortmund)
Borussia Dortmund nuk e “njihte” atë në atë kohë, por nevoja për një anësor premtues doli të ishte një gjë e mirë në qershor të vitit 2017. Dy muaj më vonë, Ousmane Dembele ishte në Barcelonë, Marco Reus dhe Andre Schurrle u mënjanuan, teksa rruga u pastrua për një djalë të ri, për të luajtur sezonin e tij debutues me gjashtë gola dhe një asist.

10. Milan Skriniar (Sampdoria-Inter)
Pas transferimit veror prej 20 milionë eurosh tek Interi, sllovaku ka zhvilluar ndeshje në një nivel tjetër në “San Siro”. Në moshën 22-vjeçare, ai ka qenë ndoshta mbrojtësi më i mirë në Seria A, këtë sezon, duke lënë në hije disa homologë më të shquar përgjatë “fluturimit” të lartë italian.

11. Aleksandar Kolarov (Manchester City-Roma)
Tashmë një “hero kulti” te Manchester City, serbi i gjithanshëm është në rrugë të mirë për arritjen e statusit të ngjashëm në Romë. I ardhur për vetëm 5 milionë euro, bashkimi i tij me rivalët e Lazios duket si diçka e falur në “Stadio Olimpico”, pasi 32-vjeçari ka treguar një paraqitje mahnitëse në Seria A. NJë përplasje emocionuese e pret atë në Ligën e Kampioneve, kundër Chelsea.

12. Josep Ilicic (Fiorentina-Atalanta)
Lojtari slloven tashmë ka përmirësuar shënjestrën e golit nga i gjithë sezoni 2016-2017 në vetëm 20 paraqitje për Atalantën. 29-vjeçari ka shkëlqyer në garën kontinentale për të ndihmuar klubin e tij të tanishëm në përplasjet ndaj Lyon dhe Everton në Ligën e Europës.

13. Neymar (Barcelona-PSG)
A mund të konsiderohen ndonjëherë 222 milionë euro para të shpenzuara për një futbollist të justifikuara? E pra, në rastin e Neymar, mund të jetë mirë kjo gjë. Me një pagesë rekord në futbollin botëror, PSG nuk kishte asnjë problem me nënshkrimin e lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi gjigandët francezë e dinin saktësisht se çfarë po merrnin. Në sezonin e tij të parë ka shkëlqyer në Ligue 1, ndërkohë që braziliani tashmë jeton me ambicien maksimaliste të fitimit të “Topit të Artë” dhe Ligës së Kampioneve në Paris.

14. Kylian Mbappe (Monako-PSG)
Edhe nëse PSG ishte i detyruar të paguante 180 milionë euro për të riun e talentuar, ai mund të konsiderohet një investim i mençur, sepse kemi të bëjmë me një lojtar të destinuar për topin. Ish-goleadori i Monakos vazhdon të shkëlqejë në Paris dhe gjendet akoma më shumë në qendër të vëmendjes.

15. Mariano (Real Madrid-Lyon)
I evidentuar te Real Madrid dhe i ngarkuar me detyrën për të mbushur boshllëkun e Alexandre Lacazette në Francë, Mariano është në rrugën e justifikimit plotësisht të lëvizjes prej 8 milionë eurosh. Megjithatë, 24-vjeçari ka marrë përgjegjësinë në hapat e tij, duke u rreshtuar 14 herë titullar në 24 paraqitje, duke e shtuar emrin e tij në një listë të gjatë talentesh të mrekullueshëm te Lyon.

Related posts

E PAZAKONTË/ Lojtari i Arsenalit “harron” futbollin, tani “punon” si rrobaqepës (FOTO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Pistë e “nxehtë”, Juventusi në sulm total për yllin e Romës

Delo.autor

Ndeshja MIQËSORE me Jordaninë/ MAVRAJ mbledh grupin dhe flet si KAPITEN

Isa.Autor

Leave a Comment