Futboll

PËRGJAKJA E SUPERSFIDËS/ Dëshmia “tronditëse”: Donin të na masakronin me hanxhar

Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me episodet e dhunës të ndodhur para dhe pas ndeshjes së “San Siro-s” të luajtur mes Inter-it dhe Napoli-t. Ka qenë një aksion i studiuar, një akt i paramenduar, siç ka thënë edhe vetë kuestori i Lombardisë, Marcello Cordona. Një bilanc që askush nuk mund të kishte imagjinuar: një i vdekur dhe katër të plagosur.

Por, siç ka bërë të ditur “Il Mattino”, janë zbuluar detaje të tjera që tregojnë momentet e tmerrit të përjetuar nga ata që kanë qenë aty. Një dëshmitare, që ka zgjedhur të mbetet anonime, ka zbuluar me detaje atë që ka ndodhur.

Është bërë fjalë për një kurth të vërtetë. “Papritur kanë dalë nga të gjitha anët. Ishin rreth 60 persona, më pas u bënë 80, nëse jo 100. Një tifoz interist, që kishte një hanxhar në  dorë, ka thyer xhamin e përparmë të makinës. Donin të na masakronin”.

Më pas, një detaj që nuk duhet anashkaluar: “Mjetet me të cilët udhëtonin napolitanët shoqëroheshin nga një makinë policie, që është zhdukur sapo filloi rrëmuja…”.

Related posts

Kalimi tek Benevento, Sagna zbulon arsyet pse zgjodhi klubin italian

Q.Autor

EDHE MESSI DO TA KETË ZILI/ Sulmuesi triblon 6 lojtarë dhe shënon një GOL TË RRALLË (VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Është zyrtare, gjunjëzohet edhe një tjetër kampionat në botë!

Delo.autor

Leave a Comment