Kombëtarja

Futbollistët shqiptarë që duhet të vendosin më 2018 se për cilën përfaqësuese duan të luajnë

Vendimin e madh që nuk e morën këtë vit, Florent Hadërgjonaj, Albian Ajeti, Shkëlqim Demhasaj dhe Mërgim Berisha duhet ta marrin më 2018.

Tre të parët kishin dhe vazhdojnë t’i kenë opsionet e njëjta – Kosovën, Shqipërinë dhe Zvicrën, kurse Berisha pos Kosovës e Shqipërisë ka si opsion edhe Austrinë.

Pritej që gjatë vitit që po mbaron, këta lojtarë të merrnin vendimet për të ardhmen e tyre në nivel të përfaqësueseve, por u shtynë për vitin tjetër, kur nis cikli i ri eliminator, ai për Evropianin 2020.

“Për të gjithë lojtarët Kosova ka shprehur interesim për t’i afruar. Nuk kemi marrë asnjëherë një përgjigje të prerë nga asnjëri prej katër lojtarëve”, ka thënë për gazetën Koha Ditore ish-seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.

Bunjaki, insiston se ka bërë të pamundurën gjatë periudhës sa drejtoi Kosovën t’i ketë nën urdhrat e tij.

Related posts

“ARENA KOMBËTARE” DREJT FUNDIT/ FSHF kërkon të shesë emrin, ja kushtet e vendosura

Delo.autor

FSHF KËRKON NDRYSHIM STADIUMI/ Por gjithçka është në dorë të kundërshtarëve. Ja ku pritet të luhet sfida ndaj Bjellorusisë

Delo.autor

RINOVIMI I KONTRATËS ÇËSHTJE KOHE/ Reja sqaron të ardhmen e tij te Kombëtarja: Më bëhet qejfi që do të jem trajneri më…

Delo.autor

Leave a Comment