Futboll Premier League

Liverpooli nuk ndalet vetëm me Van Dijkun, dëshiron të sigurojë Goretzkan në janar

Liverpooli nuk mendon të ndalet edhe pas transferimit të mbrojtësit të Southamptonit, Virgil van Dijk, pasi po mendon edhe për një mesfushor të ri.

Edhe përkundër 75 milionë funteve të paguara për mbrojtësi holandez, Liverpooli nuk mendon të ndalet në transferime të reja në janar.

Redsat po ndjekin nga afër shërbimet e yllit gjerman të Schalkes, Leon Goretzka dhe tashmë janë pjesë e garës për shërbimet e tij.

Sipas gazetës gjermane Bild, Liverpooli dëshiron të sigurojë shërbimet e mesfushorit gjerman në një kontratë paraprake muajin e ardhshëm.

 Kjo pasi marrëveshja aktuale e yllit të Kombëtares së Gjermanisë skadon në qershor të vitit 2018 dhe lojtari ka drejt të negocioj me çdo skuadër nga fundi i janarit.

Schalke i ka ofruar Goretzkat një rekord të klubit prej 12 milionë euro në vit për të rinovuar kontratën, por oferta e Liverpooli pritet të jetë superiore.

Oferta gjithashtu peshon në favor të Redsat pasi aty është prania e menaxherit gjerman, Jurgen Klopp dhe ish-bashkëlojtari të Schalkes, Joel Matip.

Bayern Munich, Barcelona, Manchester United dhe Juventus janë gjithashtu në kontakt me kampin e Goretzkas. Por, për momentin, Liverpooli tani konsiderohet si favorit për mesfushorin.

Related posts

I MBETI HATRI PËR SHIRITIN E KAPITENIT TË XHAKËS/ Në Zvicër zbulojnë pse Shaqiri refuzoi ftesën e kombëtares

Delo.autor

E KANË STËRVITUR NË SHQIPËRI/ Magani dhe Mërgjyshi për Muriqin: Si nisi në Superiore

Delo.autor

SHKËLQEN NË FESTIVALIN E FILMIT/ Georgina Rodriguez vishet nga stilistja shqiptare (FOTOT)

Delo.autor

Leave a Comment