Bundesliga Futboll

Garë e ashpër për yllin e Leverkusen, klubi gjerman “kërcënon” Chelsean dhe Arsenalin

Chelsea dhe Arsenal janë paralajmëruar zyrtarisht që të qëndrojnë larg yllit të Bayer Leverkusen, Leon Bailey. Që të dy klubet e Premier League, po komplotonin për një sulm të fuqishëm në merkaton e janarit, për blerjen e futbollistit 20-vjeçar, ndërkohë që beteja për katër vendet e para në kampionatin anglez sa vjen e bëhet më e nxehtë. Por ekipi i Bundesligës ka publikuar një komunikatë zyrtare duke njoftuar dhe kërcënuar klubet që të qëndrojnë larg sulmuesit shumë të vlerësuar.

Leon Bailey
Bailey ka shënuar 8 gola në 16 ndeshje këtë sezon ndërkohë që Bayer Leverkusen renditet në vend të 4-t të klasifikimit. Ndërkohë menaxheri i përgjithshëm i klubit, Jonas Boldt ka sqaruar se Bailey është nën kontratë edhe për 4 vitet e ardhshme dhe se Bayer Leverkusen nuk ka asnjë qëllim që ta shesë atë. “Nuk ka asnjë ofertë për Leon dhe gjithashtu nuk ka asnjë mendim për ta shitur atë. Kontrata e tij skadon në vitin 2022. E kemi situatën nën kontrroll”, deklaroi menaxheri i përgjithshëm i klubit gjerman, që mund të denoncojë anglezët te UEFA, nëse ata tentojnë të joshin futbollistin e talentuar.

Related posts

FUTBOLL NË KOHËN E KORONAVIRUSIT/ Puthja e topit kushton 1200 dollarë

Delo.autor

PROBLEMET NË MBROJTJE/ Mourinho detyrohet të hedh sytë në kampionatin turk

Isa.Autor

Lionel Messi zgjedh pasardhësin e tij te…

Sadik.Autor

Leave a Comment