Futboll Seria A Sport

JUVENTUS – SAMPDORIA/ Sfida midis dy bomberave të kampionatit italian

Java e fundit e fazës së parë të Serie A është planifikuar të zhvillohet sot. Ndeshja hapëse do të luhet mes Juventusit dhe Sampdorias. Dy skuadra, që në pesë ndeshjet e fundit kanë treguar të jenë më të mirat, me nga katër fitore dhe një barazim, secila.

Natyrisht, për Sampdorian, kjo transfertë në stadiumin “Allianz” do të jetë një pengesë e vështirë, por skuadra e drejtuar nga Giampaolo e ka hedhur shikimin në zonën e Ligës së Kampionëve të renditjes, duke qenë në vendin e pestë, vetëm dy pikë prapa Lazios.

Do të jetë mbi të gjitha edhe sfidë midis dy bomberave më të mirë të kampionatit italian. Referenca janë padyshim Cristiano Ronaldo dhe Fabio Quagliarella. Aktualisht, në renditjen e golashënuesve më të mirë të Serie A, vendin e parë zë Piatek, me 13 gola, i pasuar nga CR7 me 12 gola dhe sulmuesi i Sampdorias, me 11 gola.

Përplasja mes dy bomberave u nxit në prag të ndeshjes edhe nga trajneri Giampaolo, i cili në konferencën për shtyp ngriti lart xhevahirin e tij. Quagliarella me të vërtetë duket si vera, e cila bëhet më e mirë me kalimin e viteve. Në këtë pjesë të sezonit, sulmuesi në fjalë ka shënuar në tetë ndeshje radhazi. Nëse e bën këtë edhe kundër Juventusit, do të ishte me të vërtet sensacionale.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, sigurisht nuk ka nevojë për “parathënie”. Pas pushimit në orën e parë të ndeshjes kundër Atalantas (erdhi nga stoli dhe shënoi golin e barazimit 2-2), portugezi do të kenë dëshirë të madhe për t’u kthyer e për të luajtur nga minuta e parë dhe ta mbyllë vitin kalendarik me një gol tjetër, pse jo.

Fitorja e çon Juventusin në kuotën e 53 pikëve, në krye të Serie A. Nëse llogarisim të njëjtin produkt edhe në fazën e dytë të kampionatit, bardhezinjtë do ta mbyllnin me 106 pikë.

Allegri duket se synon të nisë një rotacion. Në mbrojtje do të ketë hapësirë për Rugani, ndërsa Spinazzola është gati. Ky i fundit mund të gjejë hapësira që në ndeshjen e sotme. Matuidi dhe Pjanic kthehen pas Bergamos, me petkun e titullarit. Nga ana e vet, Sampdoria vjen me formacionin më të mirë të mundshëm, pa skualifikime dhe të lënduar.

Formacioni i mundshëm
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Dybala, Cristiano Ronaldo, Mandzukic.
SAMPDORIA (4-3-1-2): Audero; Sala, Tonelli, Colley, Murru; Praet, Ekdal, Linetty; Ramirez; Quagliarella, Caprari.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E MERKATOS SË VERËS/ Rrëfen Eden Hazard: Gjithmonë i kam thënë jo PSG!

Delo.autor

E BUJSHME/ UEFA ideon dhe një TJETËR kompeticion SPEKATKOLAR për KLUBE (DETAJE)

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Ylli i Holandës operohet dhe mbyll sezonin, por nuk humbet…

Delo.autor

Leave a Comment