Futboll Seria A

Gattuso: Nuk luajmë si skuadër, rrezikojmë një tjetër turpërim

​Situata tek kuqezinjtë e Milanit nuk është aspak e qetë, pasi Rino Gattuso ende nuk po e vendos në shina ekipin e tij.

Pas humbjes së shëmtuar ndaj Veronës 3-0, Milani rikthehet në fushë këtë të shtunë kundër Atalantës së Etrit Berishës në San Siro.

“Nuk luajnë si një skuadër”, ankohet trajneri i kuqezinjve për lojtarët e tij, teksa u bën thirrje për të pasur një tjetër lojë kundër Atalantës, duke shtuar se “rrezikojmë një tjetër turpërim”.

“Të gjithë duhet të japin më shumë dhe të tregojnë grintën e tyre në fushë. Nuk e kam menduar kurrë dorëheqjen, ndërsa grumbullimi në Milanello gjatë këtyre ditëve besoj se na ka bërë mirë”, tha Gattuso.

Bonucci? Merr gjithmonë përgjegjësitë, ai është një shembull”.

“Atalanta? Është një skuadër e fortë nuk të lejon asnjë centimetër hapësirë, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne”, ka deklaruar Gattuso në konferencën e mbajtur një ditë para zhvillimit të kësaj ndeshjeje.

Related posts

PAS PUSHIMEVE TË KRISHTLINDJES/ Juventus nis fazën përgatitore për sfidën ndaj… (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA E “KUQEZINJVE” NË DERBIN E MADONINËS/ Flet sulmuesi legjendar Vieri: Milan ishte skandal…

Delo.autor

INTER-CHIEVO/ Politano mposht portierin dhe zhbllokon sfidën, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment