Futboll Seria A

Presidenti i Napolit sulmon gazetarët, acarohet kur pyetet për merkaton

Presidenti i Napolit ka dhënë lajmin e mirë të afrimit të sulmuesit Roberto Inglesse në muajin janar. Ky i fundit është pronë e napoletanëve, por i huazuar deri në fund të sezonit te Chievo, megjithatë duke parë dëmtimin e Milik, klubi vendosi rikthimin e parakohshëm të sulmuesit në “San Paolo”.

Aurelio De Laurentis sulmoi edhe gazetarët, të cilët këmbëngulnin të zbulonin emra të merkatos napolitane, duke u bërë të qartë se të kaltrit nuk do blejnë për stolin.

“Më acarohen nervat kur dëgjoj pyetjen se cilët futbollistë do të blini. Ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe 11-shes aktuale nuk kam se çfarë t’i shtoj. Unë nuk kam ndërmend të blej futbollistë për të qëndruar në stol dhe në formacion ne jemi të plotësuar.

I vetmi repart ku kemi mangësi është sulmi, ku rrezikojmë të mbetemi zbuluar dhe kemi vendosur të rikthejmë Inglessen, në pritje të rikuperimit të Milikut.

Kemi shumë elementë të mirë në ekip, por që nuk kanë gjetur hapësirat e nevojshme. Ju e keni parë përmirësimin e Ounas dhe Mario Rui, sapo gjetën pak hapësirë në formacion”, u shpreh bosi i napolitanëve.

Në fund De Laurentis kujtoi futbollistët e shumtë të mëdhenj, që kanë dalë nga Napoli, ndërsa tregoi se në arkivën e klubit, ka vend për trofeun e titullit kampion.

Related posts

“DINAMO TREGOI FYTYRËN E VËRTETË…”/ Kualifikimi historik në “Play Off”, Daja: E merituam, çunat ishin heronj

F.autor

SHKËLQEU ME GOL NDAJ ROMËS/ Mosha thjesht numër për Ibrën, goli i 400-të shpërblehet me… kombëtaren

Delo.autor

Trezeguet analizon Francën dhe parashikon: Griezmann do të arrijë Henry

Sadik.Autor

Leave a Comment